Fabian Basha flet për shpërbërjen e “Produkt 28”, rikthimi mbetet opsion

Grupi “Produkt 28” mund të rikthehet. Të paktën kështu u shpreh një prej anëtarëve, Fabian Basha mbrëmjen e djeshme në Soiree.Grupi ka pothuajse 10 vite që është tërhequr nga muzika, pasi sipas tyre kjo ndarje erdhi jo për përçarje mes njëri-tjetrit, por jeta i mori drejtime të ndryshme. “Pse jo? Nuk i dihet asnjëherë. Nuk është se jemi shkëputur për një arsye të madhe… jeta na mori në drejtime të ndryshme. Pse jo?”, është përgjigjur Fabian Basha pas pyetjes së Jonidës për një rikthim të mundshëm të gruit ‘Produkt 28’, shkruan Lapsi.al. Ndërkohë, Basha ka treguar se çunat do të themelojnë shumë shpejt studion e tyre muzikore.