Eros Ramazzotti divorcohet pas 10 vitesh lidhjeje

Marica Pellegrinelli dhe Eros Ramazzotti i kanë dhënë fund martesës. Pas disa javësh plot thashetheme, çifti konfirmoi atë që fansat kishin frikë të dëgjonin: Pas 10 vjetësh mes tyre nuk ka më dashuri!

Për të njoftuar divorcin ata publikuan një deklaratë zyrtare.

“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme. Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh. Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë!”, shkruan Tring.

Për Ramazzottin, i cili gjithmonë kishte deklaruar një dashuri të çmendur për të, kjo është martesa e dytë që përfundoi, pas asaj me Michelle Hunziker, nga e cila ka një vajzë që quhet Aurora.