Ermal Fejzullahu i bën dhuratën luksoze vetes: “Lodër” e re

Ermal Fejzullahu ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhuratën më të fundit që i ka bërë vetes. Artisti i njohur ka publikuar një video të makinës më të re të tipit ‘Range Rover’ në ngjyrë gri. “Lodër e re”, ka shkruar Fejzullahu në videon ku shfaqet duke shëtitur me të.

Ermal-2

Mesa duket pak para kohës kur artisti do të bëhet baba për herë të katërt dhe shpenzimet të nisin t’i dedikohen më të voglës së familjes, ai ka vendosur të blejë mjetin më të ri.

Ermal-3

Në vetëm pak javë bashkëshortja e tij, Ariana do të sjellë në jetë një vajzë, emrin e të cilës dyshja ka zgjedhur mos ta zbulojë ende, ndërsa pak ditë më parë çifti zgjodhi të pushonte në Greqi duke shijuar detin dhe rrezet e fundit të forta të kësaj stine./revistawho.com