Erald Farruku: Refuzova të jem lojtar i “Big Brother 9” edhe pse e kisha të sigurt fitoren, vitin që vjen do të godas si pedagogu i shtëpisë

Në botën e njerëzve të bukur që bëjnë përshtypje me imazhin e tyre është edhe Erald Farruku, model, mister dhe bloger nga Durrësi. Showman i “Top Channel”, “Mister Beach of Albania 2016”, dhe fitues i “Mister Durresi 2016”, këtë vit ka lançuar blogun e tij, duke spikatur në treg si fashion bloger. Studenti i Ekselencës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës për Inxhinieri Energjitike, shumë shpejt do të jetë një pedagog pranë universitetit ku po diplomohet. Për inteligjencën që fshihet pas pamjes së kuruar dhe planin për të bërë boom me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother 10”, Eraldi tregon më shumë detaje për revistën “Story”.

Je shpallur vitin e kaluar “Mister Durrësi”, çfarë rëndësi kishte për ty ky çmim?
Në fakt viti i shkuar më dhuroi dy trofe, atë të “Mister Durrësi” dhe “Mister Plazhi 2016”. Këto çmime vulosën karrierën time në modeling, ose e thënë ndryshe ishin konfirmimi zyrtar i një karriere të nisur vite më parë, por e parë tashmë më tepër si profesion sesa si pasion. Ai shirit dhe ajo kupë më dhuruan atë feedback-un që modelingu është i vështirë, por duhet të luftosh fort për të triumfuar.
Si ka ndryshuar jeta jote me përfshirjen në botën e modës?
Le të themi që koha e lirë më është reduktuar ndjeshëm, madje duhet t’i marr edhe disa orë borxh ditës së nesërme për të përmbyllur të gjithe objektivat e ditës, përfshirë këtu studimet dhe aktivitetet e modës. Sakrifikoj që edhe shoqërinë të mos e lë mënjanë sigurisht, ndërsa përsa i përket ofertave le të themi që jam jashtëzakonisht shumë selektiv ndaj tyre. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shumta, Brenda, por edhe jashtë vendit, ndër to edhe në televizione, si “Top Channel” apo “Ora News”, pasi pjesën e moderimit e zotëroj gjithashtu.
Sa afër ke qenë dhe je me botën e televizionit?
Në “Top Channel” para tre vitesh kam qenë “show man” në emisionin “E diell”, në rubrikën “Marsi apo Venusi”. Pastaj më kanë ftuar shumë herë për intervista të ndryshme saqë mund të them se jam bërë si i shtëpisë. Së fundmi jam imazh i një kompanie italiane, ndërkohë që një ose dy herë në javë jam me Anjezën dhe Albanin në emisionin e mëngjesit “Në shtëpinë tonë”.
Ke pasur ndonjë ofertë konkrete për t’u bërë bërë pjesë e ekranit?
Po, në “Top Channel” më kanë kërkuar me insistim të isha gjithashtu moderator në “Portokalli”, pasi refuzova kërkesën e tyre për të qenë pjesë e “Big Brother 9”.
Pse e refuzove pjesëmarrjen në “Big Brother 9”?
Për faktin se isha “single”, edhe sepse e di që viti që vjen do të godasë për mua. Por do të jetë boom për mua.
Pse këtë vit kishe ndonjë rival të fortë në atë lojë?
Jo, jo, e kisha të sigurt fitoren le të themi, pasi aty i njoh katër personazhe si: Bernardin, Ervinin, Damianon, apo Almejdën, ndaj do i nxirrja jashtë loje. Por di se çfarë po bëj, dhe eci gjithmonë sipas objektivave të mia. Vitin që vjen për shembull i bie “Big Brother 10” pra 10 vjetori i show-t. Festë e madhe, kështu që mund të ndodhë sikurse vitin që fitova titullin “Mister”, që ishte 15 vjetori.
Je natyrë refuzuese, të ka ndodhur të refuzosh ndonjë ofertë tjetër?
Më kanë ofruar edhe të përfaqësoja Shqipërinë vitin që shkoi në “Men Universe”, që u mbajt në Karaibe. Por e refuzova, sepse s’më pëlqeu mënyra se si më përzgjodhën, pa asnjë kompeticion. Thjesht kishin besim tek unë, pasi kisha fituar sipas tyre edhe “Mister Durrësi”.
U shprehe më sipër se i njeh katër prej lojtarëve të “Big Brother”. Cilin prej tyre ke shok të ngushtë?
Benardin e kam pasur në sfilatë, edhe Ervinin po ashtu e njoh nga miq të medias, edhe Armelën e njoh si modelë që jemi, ndërsa Damianon nëpërmjet një shoku fotograf. Tani s’është se kam ndonjërin mik vërtet të ngushtë, sepse tregu i tillë është, që njihemi në aktivitete të përbashkëta e s’mund të konsideroj ndonjërin mik. Por shokë dhe kolegë po.
Dimë që je student i Ekselencës pranë Universitetin Politeknik në degën Inxhinieri Energjitike. Do të jesh një pedagog në të ardhmen?
Po, shumë shpejt do të jem edhe pedagog, duke qenë se unë jam edhe student ekselence në Universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhinieri Energjitike. Edhe këtu më ka kërkuar Universiteti për t’u angazhuar si pedagog aty, pas mbarimit të ciklit të plotë të studimeve.