Era Istrefi i surprizon të gjithë, bashkëpunon me partnerin e Cardi B

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi na ka surprizuar shpesh me arritjet e saj dhe suksesin që e ka ndjekur në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Kënga e saj “BonBon” kaloi kufijtë dhe u dëgjua anë e mbanë botës e i hapi dyert në kompani diskografike shumë prestigjoze.

Ajo ka bërë bashkëpunime të shumta me emra nga më të dëgjuar si, Will Smith, Nicky Jam, Dj Snake e së fundmi me anë një postimi në ‘Instagram’ ka zbuluar bashkëpunimin e saj të fundit me 2 emra shumë të njohur dhe të suksesshëm si Yellow Claw dhe Offset. Ky i fundit njihet dhe si bashkëshorti i reperes së njohur Cardi B.

Era-2

Postimi i saj i shpërndarë ditën e djeshme tregon se kënga do të dal në treg ditën e premte.

Kujtojmë se tashmë Era është midis Shqipërisë dhe Amerikës duke u bërë çdo ditë më shumë e suksesshme në muzikë.