Endrit Mërtiri duket si topmodel edhe në backstage, veshjet markë të fotografit të famshëm të VIP-ave

Fotografi shqiptar i VIP-ave që udhëton shumë në vende të ndryshme të botës për shkak të eventeve të modës ku merr pjesë, Endrit Mërtiri bën përshtypje për stilin e veçantë të veshjes. Ai quhet një D&G Man që kur Stefano Gabbana, gjysma e markës së famshme italiane Dolce&Gabbana, postoi një foto të Endritit në Instagramin e tij. Është shumë i ri në moshë, por me talent ka arritur të ketë një emër në industrisë e modës dhe luksit. Jo pa qëllim e kemi zgjedhur në rubrikën e “Me stilin e…” të revistës “Story”, pasi veshjet e tij të bukura dhe markë bëjnë përshtypje jo vetëm në eventet ku ai merr pjesë, por edhe në backstage, kur është duke punuar.

Prill 2014
Në këtë event të “Albtelecom”, Endriti ishte i pranishëm me mikeshën dhe bashkëpunëtoren e tij prej vitesh, Aurela Hoxha. Veshjen e zezë e ka thyer me papionin gri, që duket se në këtë rast e ka kombinuar me fustanin e mikeshës në krah.
Qershor 2014
Këmishë e zezë e kombinuar me pantallona e këpucë të zeza, është veshja e Endrit Mertirit në këtë parakalim të tij në tapetin e kuq. Ky kombinim është shumë i përshtatshëm për evente, pasi e zeza është gjithmonë klas.
Dhjetor 2014
Në inagurimin e “Aurela’s Couture”, Endriti ka kombinuar grinë dimërore me bluzën lejla dhe këpucët në ngjyrën bezhë shumë pranë mustardës. Është sigurisht veshje e guximshme.
Mars 2016
Në eventin “Sekreti i ëmbël” të “Albtelecom”, Endriti ka kombinuar veshjen casual të zezë me atlete dhe pardesynë bezhë, që e bën të duket shumë stil.
Qershor 2016
Në natën e spektaklit të “Top Music Awards” në Pallatin e Kongreseve, që u organizua në qershor 2016 në Pallatin e Kongreseve, Endriti mund të themi se u prezantua në maksimumin e shijes me veshjen e tij. Çdo detaj nga koka te këmbët e bën të duket perfekt.
Dhjetor 2016
Bezha e sofistikuar është ngjyra më e bukur për stinën e ftohtë. Endriti e preferon shumë këtë ngjyrë për veshjet e dimrit, pasi i përshtatet dhe me ngjyrat e portretit.
Janar 2017
Xhinset stil, të kombinuara me xhaketë lëkure ngjyrë mjalti dhe këpucët jeshile, duken vërtet bukur. Kapelja e zezë i jep më shumë sharm fotografit.