Endri & Stefi Prifti, Poni, Eli Fara dhe Devis Xherahu i shkelin paratë me këmbë në SHBA

Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara e Amerikës janë publiku besnik i këngëtarëve shqiptarë, pasi jo vetëm i mirëpresin me praninë e tyre entuziaste por tregohen të pakursyer me paratë që shpenzojnë për ta. Kështu ndërrimin e viteve 2016-2017 këngëtarë si Endri & Stefi Prifti, Eli Fara, Poni dhe Devis Xherahu e kanë kaluar në Amerikë, pasi kanë pasur ture koncertore në disa shtete. Ndalesa e tyre kryesore ka qenë New Njork-u, nga ku kanë postuar momente të mesnatës, në momentet kur atmosfera ishte nxehur në kulm. Artistët nuk kanë hezituar të ndajnë me miqtë foto dhe video ku shihen të rrethuar nga kartmonedhat e dollarit, të cilat madje i shkelin me këmbë. Hedhja e parave gjatë performancave skenike është një zakon i hershëm i shqiptarëve, që e shohim në koncerte dhe dasma. Flitet se secili nga këngëtarët ka pasur axhendë të ngjeshur në SHBA, me disa koncerte në shtete të ndryshme ku ka shqiptarë. E mesa shihet ky rrugëtim i gjatë ja ka vlejtur, pasi ata janë kthyer me shuma të mëdha parash me vete. Kujtojmë që minimumi që mund të paguhet një këngëtar për një natë koncerti është shifra 2000$, ndërsa maksimumi e kalon shifrën 5000$. Emrat e sipërpërmendur kanë dhënë gati 10 koncerte në këtë ndërrim vitesh, kështu që plus paratë gjatë performancave kuptohet që kanë dalë mjaftueshëm të kënaqur nga këto ture.