Elvana Gjata “laget” si Jennifer Lopez, foto ku artistet duken si dy pika uji

David Paul Larson është fotografi famë në New York, që do të rikthejë Elvana Gjatën me një set fotosh të nxehta dhe shumë provokuese. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pozuar para fotografit të kompanive më të famshme të modës, ndërkohë që njihet për nudot artistike të një stili unik. Në profilin zyrtar në Instagram, Elvana postoi një prej fotove bust, ku flet për rikthimin e saj në këtë mënyrë, që do i paraprijë dhe publikimit albumit të ri këtë fund vit. Por ndërkohë që Elvana po bën këtë përgatitje strategjike, në një nga fotot e reja ajo shfaqet me flokë të lagura dhe qëndrim njësoj si Jennifer Lopez. Nuk është hera e parë që Elvana, apo këngëtare të tjera të njohura zgjedhin si muzë frymëzimi J. LO.