Elvana Gjata bëhet nuse, dalin pamjet e filmit nga dasma me Ervinin

Elvana Gjata dje ka publikuar kolonën zanore të filmit “2 Gisht Mjaltë” në të cilin ka rolin kryesor bashkë me Ermal Mamaqin. Me të publikuar, këngëtarja pati disa fjalë për reperin Lyrical Son, i cili i dhuroi këtë këngë. “Nisi nga @lyricalson, kur mora një telefonatë prej tij për këtë këngë që donte të më dhuronte dhe preku zemrën time. Bashkë me @ermalmamaqiofficial u dashuruam me muzikën e saj dhe vendosëm pa asnjë dyshim të ishte kolona zanore e filmit #2gishtmjaltë Faleminderit @lyricalson ty dhe Arsim Bunjaku!”, ka shkruar Elvana. “Pa dashuri” titullohet kënga, me imazhe nga filmi që do të dalë në kinematë shqiptare nga 28 marsi, shkruan Prive. Në skenat e tij Elvana Gjata shfaqet nuse e veshur me fustan të bardhë, në ceremoninë e celebrimit me Mamaqin, i cili mban emrin Ervin në rol, njësoj si i fejuari i saj, Ervin Mata. Sipas mediave Elvana është ndarë nga partneri, por këto lajme ende s’janë konfirmuar nga çifti.