Ekskluzive/ Xhani Shqerra s’do të jetë më imazh i “Living”, planet e reja të moderatorit

Prej katër vitesh e kemi parë imazh të “Living”, rrugëtim që moderatori i njohur Xhani Shqerra ka vendosur ta mbyllë këtu. Pas 6 sezonesh televizive që e kemi e parë në krah të Brunilda Lahes, Xhani vendos të nisë një tjetër rrugëtim i vetëm me një projekt të ri në televizion. Burime pranë “Living” kanë folur për largimin e tij, ndërkohë se ku do e shohim Xhanin sezonin e ri, pritet ta zbulojë vetë ai.  Xhani dhe Brunilda u identifikuan për intervistat dhe serinë e emisioneve të realizuara brenda dhe jashtë vendit. I njohur si model dhe këngëtar në Itali, Xhani spikati në fushën e moderimit në televizionet shqiptare pas kthimit të tij në Shqipëri./Story.al/