E veshur serioze, Luana Vjollca nis punën dhe zbulon se ku do ta shohim (FOTO)

Duket se pushimet e moderatores së njohur, Luana Vjollca, mbaruan. Ajo ka publikuar pak më parë një fotografi ku tregon se ka nisur punën për sezonin e ri televiziv.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se do e shohim sërish në “Top Channel”, por pa zbuluar se në cilin emisionin, edhe pse fasat presin sezonin e radhës së spektaklit “Kush Luan”.

Luana-2

Ndërkohë Luana shfaqet e veshur serioze këtë herë, në një ambient pune me pantallona dhe këmishë.

“Startuam punën për sezonin e ri televiziv.. Mezi po pres !!!”, shkruan ajo krahas fotos.

Pas pushimeve në Dhërmi me familjen, duket se tani Luana ka nisur punën dhe nuk do ketë për pak kohë foto me bikini.