E shkuara si “bad boy” e burrit të Linda Halimit, jeta mes alkoolit dhe shfrenimit pranë Dafina Zeqirit, Tunës dhe Rovena Stefës

Këngëtarja nga Kosova Linda Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian 2017-të, pasi fitoi kupën e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Përveç vlerësimeve për zërin dhe transformimin e fizikut nga një vajzë mbipeshë në një trup të palestruar, Linda është paragjykuar vazhdimisht për lidhjen me reperin me ngjyrë Davon Edwards, i njohur si (Big D). Media ka shkruar herë pas here për këtë martesë në Florida me ulje-ngritjet e veta, por që për momentin është në ditët e saj më të mira. Reperi e shoqëroi Lindën në Tiranë për garën muzikore, dhe ishte ai me të cilin ajo ndau kënaqësinë e fitores. Direkt pas kësaj eksperince, burri prej disa vitesh i këngëtares nga Kosova ka dashur ta thotë hapur se është i martuar me një shqiptare. Në një fotografi të publikuar, Big D shfaqej me një bluzë në të cilën shkruhej: “Nuk mund të më frikësoni sepse e kam gruan shqiptare”. Këtë konkluzion reperi amerikan e ka nxjerrë pasi Linda nuk është e vetmja shqiptare që ai njeh. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë para disa vitesh u përfshi në tregun muzikor shqiptar, kohë kur njohu bashkëshorten aktuale dhe disa këngëtare të tjera shqiptare. Por në fotot që shihni do të njiheni me të shkuarën si “bad boy” të burrit të Lindës, mes alkoolit dhe shfrenimit mes vajzave të panjohura por dhe ato VIP. Përveç Lindës, Big D ruan ende foto duke shijuar jetën e natës me këngëtare si Dafina Zeqiri, Tuna Sejdiu, Rovena Stefa, Big Mama, etj. Më pas rezultoi se e zgjedhura e tij ishte Linda, të cilën e mori me vete gjatë rikthimit në SHBA.