E pazakontë/ Stine ndahet nga gruaja në prag të Vitit të Ri

Për dikë viti i ri do të jetë gëzim por për dikë hidhërim.

Kjo për shkak se një çift i njohur shqiptar i ka dhënë fund lidhjes shumëvjeçare.

Këngëtari Stine e ka njoftuar ndarjen nga e dashura e tij përmes një postimi prekës në Instagram ku postoi një fotografi të saj.

Fjalët e artisti kanë lënë të kuptohet se lidhja e tyre nuk eci më dhe ky ishte shkaku i ndarjes në prag të festave.

“Edhe pse fundvit, gjej lartesine shpirterore per te falenderuar cdo moment te bukur dhe te veshtire te kaluar sebashku! Kam bindjen e plote se do funksiojme me mire pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundesine me mijera here per te kaluar barrierat e jetes, por ndonjehere gjerat nuk shkojne ashtu sic ne i mendojme! Keshtu qe nuk mbetet tjeter , vecse te te uroj cdo te mire te mundshme tani e tutje!”, ka shkruar Stine, me shpresën se do të jenë më mirë të ndarë./Prive