E lagur dhe seksi si Jennifer Lopez/ Pas Elvana Gjatës e provon edhe Adelina Ismaili

Pas kthimit në Kosovë si aktore e serialit “O sa mirë”, Adelina Ismaili po punon shumë edhe me imazhin këto kohë. Ish-miss Kosova sapo ka realizuar një set fotosh artistike, e grimuar nga Sellma Kasumoviq. Bie në sy stilimi i flokëve të lagur nga Kaçi Lleshi, që e pamë në vitin 2016-të tek një fotot aq shumë të komentuara të këngëtares Elvana Gjata. “E lagur dhe seksi si Jennifer Lopez”, ishte komenti që iu bë atyre fotove nga mediat, duke qenë se një set të tillë e kishte realizuar më parë diva J Lo. Me flokët e lagura, vështrim dhe vendosmëri përpara objektivit të apratatit fotografik, një nga pozat e njohura të Jennifer Lopez mesa duket është kthyer në pozë ikonike për vajzat e famshme të showbizit shqiptar. /Story.al/