E fundit nga Meghan Markle, zbulohet kur vjen në jetë bebja mbretërore

E gjithë bota i ka sytë kah familja mbretërore tani që po presin t’iu shtohet edhe një anëtar i ri. Dhe ka shenja se kur do vijë në jetë bebja… Është marrë vesh se Princi Charles dhe gruaja e tij, Dukesha Camilla do të shkojnë në Gjermani në një udhëtim nga data 7 maj deri më 10 maj. Ndërsa fansat tani po pretendojnë se bebja do vijë në jetë shumë më herët se aq, ngaqë Princi Charles dhe gruaja e tij, duan të jenë afër çiftit Harry e Markle kur të vijë në jetë fëmija, shkruan Prive. Ndërsa dukesha Markle u ka dhënë shenja fansave të saj se do bëhet nënë në fund të muajit Prill, e bebja pritet të vijë në jetë nga momenti në moment!