E cilësuan “pornostar” në Eurosong, dëshmia që Linda Halimi ndjek si model trupin e Vildane Zenelit

Linda-Halimi-2

Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finalen e Eurovizion me këngën “World” (Botë), këngëtarja nga Kosova Linda Halimi arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut me linjat e saj të tonifikuara. Por pati nga ata komentues të Eurosong që e cilësuan një “pornostar”, edhe pse dikur as nuk do e kishim imagjinuar një koment të tillë për Lindën, vajzën që kur u shfaq për herë të parë në skenë peshonte plot 113 kg. E tashmë duket se jo vetëm dobësimi ishte një sfidë e saj me veten, por edhe krijimi i linjave superseksi që e bëjnë vërtettë duket joshëse. Dhe si model frymëzimi mesa duket për Lindën ka shërbyer modelja super seksi që jeton po ashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vildane Zeneli. Linda jo vetëm ndjek çdo postim të saj, por e komenton duke aprovuar pozat me bikini ku Vildane duket një bombë e vërtetë.