E bija feston ditëlindjen, Oni Pustina publikon videon e rrallë familjare

Oni Pustina është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar dhe i adhuruar nga shumë vajza për pamjen e tij. Modeli dhe aktori i njohur, së fundmi ishte pjesë e sezonit të radhës të ‘Dua të të bëj të lumtur’ si një nga gazetarët që transmetonte mesazhet dhe ndiqte historitë, duke u rikthyer kështu në ekran për një sezon të tërë.

67317228_433526603905359_5851162418402557952_n

Siç edhe mund ta dini, Oni është i martuar me balerinën Linda Poda dhe është baba i një vajze. Bukuroshi i ekranit është shumë i rezervuar për jetën private dhe kjo vihet re dukshëm, pasi fotot e tij me familjen janë shumë të rralla.

67495189_836024036797393_3921319134251450368_n

Megjithatë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, e cila dje ka festuar 4-vjetorin e lindjes, ai ka publikuar një video nga festa dedikuar së voglës.

67066957_2060217830954605_2534747401537716224_n

Oni shfaqet teksa i dhuron së bijës një puthje, ndërsa Linda e mban në krah duke pritur momentin e fikjes së qirinjve, shkruan Who. Kujtojmë se aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij u njohën në ‘Dancing with the stars’ vite më parë dhe nga partnerë skenikë ata u bënë partnerë jete.