Dua Lipa nuse në familjen Hadid? Fotografohet me të dashurin 20 vjeçar

Vetëm pak javë pasi u nda nga i dashuri i sa, Isaac Carew, Dua Lipa u përfol për një lidhje të re dashurie. Mediat e huaja shkruanin se këngëtarja me famë botërore ka nisur një romancë me vëllain e motrave të famshme Hadid, Anwar. Pavarësisht se asnjëri nuk reagoi në lidhje me këto lajme, ata janë kapur shpeshherë mat nga paparaci. Fillimisht ata u fotografuan së bashku në festën për 20-vjetorin e Anwar, ndërsa dy ditë më parë ata kanë qenë të pranishëm në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park” në Londër dhe janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, modeli shfaqej duke përqafuar 24-vjeçarenm e cila dukej e lumtur në krahët e tij, shkruan Panorama Plus. Ndërsa në një fotografi tjetër, ata janë parë të kapur përdore teksa bisedonin. Gjithashtu në sy ka rënë edhe veshja e tyre, pasi ata shfaqen me të njëjtin stil.