My STORY

Dren Abazi: Me femrat jam si Casanova, por martesa s’është vendim i lehtë për mua!

buy prednisone online usa Pasi ka marrë titullin “Mbreti i natës”, nga titulli i një prej klipeve të tij më të bukur me Zig Zag Orchestra, këngëtari nga Prishtina Dren Abazi ka shtuar gjithmonë e më shumë misterin rreth vetes. Në një intervistë për kopertinën e revistës “Who”, ai ka rrëfyer disa sekrete nga jeta e tij prej beqari dhe planin për martesë.

best place to buy synthroid Thuhet se djemtë e natës janë pak “Don Juan”. A është ky rasti yt?
Gjithmonë më është dukur më serioz Casanova (qesh).

Dren-Abazi-2

Si sillesh ti me një vajzë që flirton hapur me ty gjatë një koncerti?
Mundohem të sillem shumë mirë (qesh).

Kur e ke menduar kohën ideale për të ndërtuar një familje? Kaq të vështirë e ka Dreni të gjejë njeriun e duhur?
Janë disa gjëra në jetë që nuk i planifikon dot. Pastaj kjo puna e martesës nuk është aq e thjeshtë sa ta shtypësh butonin dhe ja gjithçka është gati. Secili proces në jetë është më i bukur kur vjen natyrshëm, pa sforco… avash-avash.

A është Dreni po aq romantik në jetën reale sa shfaqet në këngët e tij?
Po, mund të them që unë jam ai (qesh).

Dren-Abazi-3

Në repertorin tënd muzikor a ke ndonjë këngë dedikim që ti e ndjen shumë kur e këndon?
Shumë këngë që kam shkruar, në një mënyrë ose tjetër, mund të jenë dedikime, por janë edhe një mori këngësh të tjera që mund të jenë shkruar, frymëzuar nga filma të ndryshëm, tregime, këngë apo libra që kam lexuar gjatë jetës.

Je shprehur në intervista të ndryshme se Tirana të ka dhuruar shumë momente të paharrueshme. Cilat janë këto momente të paharrueshme, a mund të na tregosh njërin prej tyre që të ka bërë ta dashurosh kaq shumë këtë qytet?
Në Tiranë ka nisur gjithçka për mua. Në sensin që gjithçka është bërë më serioze këtu. Kur unë erdha nga Prishtina, para 7-8 viteve, nuk më njihte njeri këtu. Tirana m’i hapi dyert dhe më fali gjithçka që unë nuk e kisha përjetuar në asnjë qytet tjetër të botës. Prandaj, Tirana për mua është shtëpia e dytë.

Dren-Abazi-4

A ke një person që të këshillon për stilin tënd, qoftë edhe në përditshmëri, sepse ti je gjithmonë i kuruar në detaje…
Nuk besoj se kam nevojë për dikë të më tregojë si të vishem. Veshja dhe stili është diçka që ka të bëjë me karakterin, me personalitetin. Stilin nuk ta jep dot një kreator ose një vitrinë në dyqan. O e ke, o s’e ke!

Sa e vështirë është të jesh origjinal në një botë ku një pjesë e mirë janë si fotokopje e njëri-tjetrit?
Jetojmë në një kohë të “fast food-it” dhe “reality shoë-t”. Jetojmë në një kohë, mbase kur secilit i jepet e drejta të dalë në televizion dhe të bëhet i famshëm, qoftë dhe për një ditë. Shumica e njerëzve në botë vishen me “Made in China”, por diçka tjetër e bën diferencën.

A të ka ndodhur të zhgënjehesh gjatë karrierës tënde dhe nëse po për çfarë?
Çdo njeri gjatë jetës përjeton momente të mira dhe momente jo të mira, që shumë herë mund të jenë zhgënjyese. Kjo nuk më përjashton as mua. Sidoqoftë unë si natyrë jam i prirur të mbaj në mendje vetëm ato të mirat, të eci para, qoftë edhe në drejtim të gabuar, por para, asnjëherë pas.

Dren-Abazi-5

Je ndër të paktët këngëtarë që nuk i pëlqen bashkëpunimet. Për çfarë arsye?
Nuk i shoh bashkëpunimet si diçka të domosdoshme. Aq më tepër në këtë skenë të çoroditur që kemi, ku shohim bashkëpunime çdo ditë e shumë pak krijime individuale. Unë s’di ndonjë vend në botë që mund të ketë prodhuar më shumë bashkëpunime se vendi ynë. Të paktën për diçka jemi të parët.

Gjithmonë të kemi parë në formë fizike. Si kujdesesh për trupin tënd, bën palestër apo mban dietë?
Pjesa e fizikut është më tepër gjenetike. Gjithsesi unë edhe bëj palestër kohë pas kohe edhe jam i kujdesshëm, më shume se kur isha 20 vjeç, kuptohet. Birrat nuk i pi se nuk më pëlqejnë.

Në familjen tënde mes Rinës dhe Artit, me cilin ke lidhje më të ngushtë dhe me cilin prej tyre ke më shumë kujtime?
Me të dy kam lidhje të ngushtë dhe kujtime të shumta. Normalisht Arti është 3-4 vite më i madh se Rina dhe me të kam kaluar mbase më shumë kohë. Gjithsesi mendoj që Arti dhe Rina kanë një lidhje me njëri-tjetrin shumë më intensive se sa me mua. Unë si fëmija më i madh në familje mendoj që gjithmonë kam qenë me i parëndësishëm karshi tyre (qesh). /revistawho.com