“Do të të shkatërroj”, përndiqte dhe kërcënonte ish-të dashurin ambasador Ettore Sequi, autorja e Rai përfundon e ‘izoluar’

ITALI– Autorja dhe skenaristja e Rai TV, Valentina Pizzale ndodhet tashmë nën masën “arrest shtëpie” e izoluar krejtësisht nga bota e jashtme dhe e rrjeteve sociale pasi akuzohet për përndjekje dhe kërcënim ndaj ish-të dashurit të saj, ambasadorit Ettore Francesco Sequi, 63 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se Pizzale, 41 vjeçe, i dërgonte mesazhe kërcënuese Sequi-së dhe e përndiqte atë në çdo lloj rrjeti social, pasi ky i fundit e kishte lënë. Dyshja kishin patur një marrëdhënie intime të shkurtër në vitin 2017, gjë e cila nuk kishte funsionuar dhe ambasadori ishte larguar nga skearistja.

Kjo e fundit nuk e pranonte që lidhja e tyre të merrte fund dhe mundohej ta mbante 63-vjeçarin pranë vetes me kërcënime.

Në disa prej mesazheve lexohet edhe teksti: Do të të shkatërroj!

Sequi, sapo u kthye në Itali nënshkroi një ankesë në lidhje me sjelljen persekutuese të Pizzale, gjë  që e ksihte bërë edhe më parë.

Prokuroria nisi hetimet dhe Pizzale doli para gjykatësit të seancës paraprake.

Prokuroret Maria Monteleone dhe Daniela Cento kërkuan arrest shtëpie për Valentina Pizzalen, gjë  ecila u pranua nga Gjykata. Skenaristja e Rai Tv, luan gjithashtu rolin e ‘fallxhores’, në lojrat me letra, si ato Kelte, Flamane, Norvegjeze, në një faqe në Facebook ku është edhe administratore.

Ambasadori Ettore Francesco Sequi ka shërbyer edhe në Shqipëri si Ambasador i BE-së.

(f.m/dosja.al)