Djali nga Tirana që ka pushtuar faqet erotike të SHBA-ve lidh kurorë me adashen ukrainase

Ai quhet Ani dhe ajo Anna, e tashmë përveç emrave kanë dhe mbiemrin të njëjtë, Saliasi. Dy modelët seksi të fitnessit, të cilët janë njohur gjatë seteve erotike që kanë realizuar ndër vite kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, dhe këtë vjeshtë kanë lidhur kurorë gjatë një ceremonie të bukur martesore, që organizuan në New York. Ani është djali seksi nga Tirana, që më në fund ka prezantuar partneren e tij të jetës, ndërkohë që lakmohej nga shumë femra në botë për pamjen e tij. Ajo është adashja e tij Anna, biondja seksi nga Kharkov i Ukranës, e cila u njoh rastësisht me shqiptarin plot muskuj në New York. “Të dashuroj ty, sepse universi më ndihmoi të të gjeja ty”, është dedikimi që Ani i ka bërë gruas, në fotot e ceremionalit martesor ku shfaqen nuse e dhëndër. Ndër të tjera ai u drejtohet miqve me pak humor: “Po ju bombardoj me foto të dasmës sonë për të vetmen arsye. Na keni parë sa bukur dukemi nudo, por tani duhet të na shihni se si dukemi të veshur. Është ndryshim i madh”. E duke sqaruar këtë vendim të rëndësishëm të jetës nga pozitat e një mashkulli seksi, që e ka të vështirë të vendosë për gruan e jetës ngaqë është i rrethuar nga vëmendja femërore gjithë kohës, ai rrëfen: “Ndonjëherë ndodhitë më të rëndësishme në jetë preferoj t’i mbaj në privatësi, dhe këtë e bëj për të vetmen arsye se dua që të tilla gjëra të mbeten shumë speciale për mua. Dhe Anna është një prej tyre, për të cilën shumë pak persona kanë qenë në dijeni të lidhjes sime me të, sepse nuk doja të postoja foto me të në rrjetet sociale. Tani kam vendosur të ndaj me ju emocionet e mia për gruan më të mrekullueshme që kam takuar në jetën time. Ajo zotëron të gjitha atributet për t’u konsideruar e mrekullueshme, si: sytë, buzëqeshja, buzët e bukura, zemrën e mrekullueshme, personalitetin e bukur, e shumë e shumë të tjera, sepse lista nuk do të mbaronte asnjëherë. Për më të tepër dua të rrëfej se ajo është e vetmja femër që më ka bërë të përjetoj fluturat në stomak, e të ndihem nervoz sa herë jam pranë saj. Ajo ishte speciale që në takimin tonë të parë, dhe unë jam djali më me fat që po martohem me të”, shprehet ai. Ani Saliasi, është një model dhe bodybuilding, që me format e bukura trupore dhe fotot nudo, ka arritur mjaft sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendlindja e tij është Tirana, dhe jeton në SHBA që 10 vjeç kur bashkë me familjen fituan llotarinë amerikane. Ai është shfaqur në shumë revista e publikime të rëndësishme mediatike si model për t’u ndjekur. Nëse klikoni emrin e Saliasit në motorin e kërkimit Google, fotot e Saliasit mund t’i gjeni në çdo faqe normale, por edhe erotike, pasi prezantohet shpesh si një model i nudove.