My STORY

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos i shpëton vdekjes, rrëfen ngjarjen dramatike të jetës

buy line Deltasone Anthony Çako, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos, për pak i ka shpëtuar vdekjes, histori personale që ka vendosur ta përjetosojë në këngën e tij të parë me titull “Alive” (Gjallë).

Gjatë ditës së djeshme, ai publikoi klipin me emrin e artit Tchako Music, ku binin në sy skenat fantastike, duke e sjellë veten si njeriu i parë dhe i vetëm i natyrës, që përballet me magjinë dhe rrezikun e së panjohurës. Në skenat e fillimit të klipit nuk mungojnë as kornizat e fotove familjare, ndërkohë që ai i bie pianos, imazhe këto që i japin klipit edhe më shumë nota autobiografike.

Anthony-12

Kështu, Anthony Çako, i lindur dhe rritur në Paris, pret me këtë klip shiritin e inaugurimit të hyrjes në muzikë, duke ndjekur kështu rrugën e prindërve apo gjyshërve të tij. Edhe pse në një rrymë tjetër muzikore, në atë elektronike, Anthony mund të themi se ka pamjen e tij shumë klasike, sa i takon stilit të të kënduarit dhe veshjes.

E për këtë produksion të parë ai është pyetur nga ndjekësit se ku është frymëzuar për këtë këngë dhe si pa dashje ka zbuluar një ngjarje të rëndë, që për pak do i merrte jetën.

“Nuk kisha asnjë titull për këngën dhe unë me përfaqësuesit e shtëpisë diskografike udhëtuam jashtë Parisit për të regjistruar videon. Kur u kthyem nga udhëtimi, avioni për pak u përplas, kështu që vendosëm ta quanim këngën “Alive” (Gjallë), shkroi ai.

Anthony-13

Kënga publikohet disa muaj pasi ai provoi për herë të parë magjinë e skenës së Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ku bëri debutimin e parë si këngëtar, i ftuar në Festivalin e Këngës.

Finalja e Festivalit të Këngës në RTSH kishte një moment surprizë, atë të ngjitjes në skenë të Anthony-t, djalit të sopranos dhe drejtoreshës artistike të Festivalit, Inva Mula, nga martesa me Pirro Çakon. Në këtë prezantim të parë u shoqërua nga babai i tij, kantautori i njohur. Djali i artistëve, që jeton në Paris, erdhi me performancën-homazh për gjyshin e tij Gaqo Çako, që u nda vitin e kaluar nga jeta.

Anthony-14

buy prednisone in usa ANTHONY, NJËSOJ SI JUSTIN BIEBER, PUBLIKON JETËN INTIME ME TË DASHURËN

I mbuluar nga tatuazhet dhe me një histori dashurie dyvjeçare që të gjithë ia kanë zili. Anthony Çako është djali i Invës dhe Pirros që nuk njeh tabu, pasi vetëm pak ditë më parë publikoi në “Instagram” foton më intime me të dashurën franceze, Marien.

Ajo topless dhe ai i zhveshur nga tualeti ishte poza që dikush tjetër do të kishte e menduar dy herë për ta postuar. Duket se Anthony preferon të bëjë të njëjtën gjë si këngëtari i famshëm Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Baldwin.

Anthony-15

23- vjeçari, i cili në fillim u përpoq të qëndronte larg famës, tashmë ka ndryshuar mendim, pasi dëshiron të bëjë bujë në të gjitha mënyrat. Ai e prezantoi të dashurën e tij bionde në 2017-n, ku mes fotosh shkruante: “Unë dhe e dashura ime”.

Në po të njëjtin vit, paparazzi i “Panorama Plus” e fotografoi me partneren në plazhin e Dhërmiut, tashmë i burrëruar në pamje, gjithë muskuj e tatuazhe. Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony ishte stacionuar në jug me të dashurën e tij franceze Marien, një bionde super elegante dhe e veçantë.

Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, plot konfidencë, duke shkëmbyer puthje e përkëdhelje. Flitet se ata janë njohur në Paris, ndërkohë që ia shprehin në çdo moment dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Për Marien foli edhe Inva, e cila e konsideroi atë si vajzën tipike franceze, e cila është aq indiferente sa nuk të vë re fare kur kalon. Edhe pse lidhja e tyre është shumë e bukur, ata patën krisje në një moment dhe fshinë fotot, por nuk vonoi shumë dhe u rikthyen me postime edhe më të bukura në “Instagram”.