Djali i Adelina Ismailit bën 1 vjeç, motra e këngëtares ndan momente nga festa

Me datë 18 Prill 2017 u bë publik lajmi që këngëtarja Adelina Ismali është bërë nënë për të parën herë me ardhjen në jetë të Uliksit. Por, duket se ditëlindja e bukuroshit të familjes është të paktën 10 ditë më herët. Ditëlindja i është festuar Uliksit sot, siç mësohet nga një fotografi e postuar nga teze Ema, shkruan Prive.al.‘ Urime ditëlindja e parë dashuria jem. Të don tezja shumë”, është shprehur Ema në postimin e bërë, ku Uliksi shfaqet teksa shijon atmosferën e ditëlindjes me tortën në fokus.