Diellza Kolgeci shfaqet në formë perfekte fizike me beben e saj

Diellza Kolgeci është bërë nënë prej disa muajsh me një vajzë të vogël, të cilën e ka pagëzuar me emrin Helena. Edhe pse është vetëm 2 muajshe, Helena ka nisur pushimet e para me prindërit e saj. Ka qenë Kolgeci ajo e cila ka publikuar disa pamje të ëmbla pranë më të dashurve të saj, në rrjetet sociale. ukuroshja dallohet se ka veshur një fustan ngjyrë të bardhë dhe një kapele, ndërsa e vogla e saj shihet se ka veshur një fustan ngjyrë bojëqielli dhe një kapele rozë. Pranë tyre ndodhet dhe bashkëshorti i Diellzës, i cili duhet të jetë duke përjetuar një nga periudhat më të bukura në jetë, pasi është bërë baba, shkruan Who. Ajo çfarë bie tjetër në sy, janë format perfekte fizike të Kolgecit, e cila ndonëse ka pak muaj që ka lindur, ka arritur të kthehet në formë menjëherë. Kujtojmë se Diellza ka bërë të ditur se do të rikthehet sërish në ekran, megjithatë momentalisht ajo ka preferuar t’i dedikohet plotësisht rritjes së vajzës dhe familjes së saj.