Dasmë VIP/ Gaz Paja i jep fund beqarisë në verë

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Gaz Paja, mesa duket këtë verë do t’i japë fund beqarisë. Së fundmi po përflitet se Paja do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me partneren bionde, Irën. Gazi është munduar që lidhjen e tij ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të. Gjithashtu thuhet se aktori i humorit po përgatitet për një dasmë të madhe, të kuruar në detaje. Ende nuk është mësuar data që Paja do t’i japë fund beqarisë me bukuroshen bionde./Panorama Plus

Gaz-Paja-2

Gaz-Paja-3