Dasma në ajër/ Kjo nuse 18 vjeçare u mor me avionin privat që kushtoi 180 mijë euro

Një nuse ka fluturuar nga Çeçenia në Moskë me avion privat, me fustanin e saj të nusërisë. Khava Zaurbekova, 18 vjeçe, u martua me studentin nga Moska, Akhmed Dzhabrailov, një djalë i një klani të njohur çeçen. Tradita atje kërkon që të afërmit e nuses të mos jenë të pranishëm në ceremoninë e dasmës, transmeton Gazeta Express. Ajo u mor me avion privat, që vlerësohet se kushton rreth 180 mijë euro, për të shkuar në kryeqytetin rus për dasmën e saj. 500 të ftuar ishin në dasmën e organizuar në restorantin Safisa, me një tortë që mendohet se kushtoi plot 40,000 Euro.