Çifti i famshëm zbulon detaje të lidhjes së tyre: Ramë në dashuri gjatë një korrespodence virtuale

Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë një nga çiftet më të pëlqyera të momentit. Ato janë të martuar dhe kanë dy fëmijë, por fillimet e lidhjes kanë qenë me ulje dhe ngritje për të dy. Çifti ka filluar lidhjen në vitin 2012 dhe u martuan në vitin 2014, ku më pas krijuan dhe familjen e tyre. Në një intervistë për revistën ‘Porter’, modelja është shprehur se me Adam ishte dashuri me shikim të parë, gjithashtu ka treguar disa detaje në lidhje me njohjen e tyre. Behati ishte një nga modelet që mendohej të merrte pjesë në një nga videoklipet e Adam, por edhe pse kjo nuk ndodhi, ato vazhduan të bisedonin nëpërmjet ‘E-mail’, shkruan Who. “Ne vazhduam të bisedonim. Ishte një mënyrë korespondecë që ndodhi në mënyrë natyrale dhe mund të them që ramë në dashuri pikërisht aty”. Tani dyshja ka një jetë të bukur, dy fëmijë të mrekullueshëm dhe një rezidencë të re.