Çernobil josh modelet e Instagramit, poza seksi në qytetin e viktimave

“Është si të shkosh në Aushvic e të bësh foto lakuriq”. Suksesi i serialit më të ri të HBO, “Çernobil”, ka bërë që në qytetin e braktisur të shtohen shumë turistët. Qyteti i shkatërruar dhe i braktisur nga shpërthimi reaktiv ka qenë gjithnjë tërheqës për turistë, por tani janë shtuar shumë edhe modelet e Instagramit që bëjnë poza seksi në rrënoja. Megjithatë, shumë prej turistëve të sotëm, po qortohen për mungesë respekti ndaj viktimave për mënyrën se si bëjnë fotot.