Buzët e kuqe dhe grimi që na mësoi Kana këtë vit

Sapo mbaroi bukuria fascinuese e Met Gala, erdhi Festivali i Filmit në Kanë. Ky festival i filmit që mbahet çdo vit, na mrekulloi jo vetëm nga veshjet, po edhe nga grimi që yjet e bukura kishin vendosur. Nëse një gjë e mësuan nga Kana këtë vit, është se glamuri i vjetër hollivudian është rikthyer! Trendet e pashmangshme këtë vit janë buzët e kuqe klasike dhe vija e syve shumë seksi e janë trende që edhe njerëzit e zakonshëm mund t’i aplikojnë, shkruan Prive. Vera po vjen e me të edhe ahengje e dasma e ky është momenti perfekt të frymëzoheni nga këto grime