Butrint Imeri ndahet nga Kiara Tito, i lumtur në krah të një tjetër biondeje

Prej muajsh Butrint Imeri ka qënë në fokusin e mediave rozë për lidhjen tij me moderatoren Kiara Tito, por duket se gjithçka ka mbaruar mes tyre. “Intv.al” së fundmi ka publikuar një video të këngëtarit në krah të një vajze simpatike bionde. Ata duket se ndodhen brenda një klubi dhe teksa buzëqeshin para kameras Butrinti afrohet t’i thotë diçka në vesh asaj. Edhe pse duken shumë të afërt lidhja mes tyre nuk dihet dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo mund të jetë vetëm një fanse e tij ose mbase e dashura e tij.