Britney Spears shfaqet për herë të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj më të ri se vetja

Këngëtarja e njohur, Britney Spears është një lidhje dashurie prej 2 vitesh e gjysmë tashmë me një djalë më të ri në moshë se ajo të quajtur Sam Asghari. Dyshja vendosën të shfaqen për herë të parë publikisht në premierën e ‘Once Upon a Time In Hollywood’ ditën e djeshme.

Britney-3

Çifti pozoi para fotografëve, ndërkohë që nuk ngurruan të shkëmbejnë dhe një puthje para tyre. 37-vjeçarja kishte veshur një fustan ngjyrë të kuq, ndërsa flokët i kishte kapur duke theksuar kështu ‘makeup-in’ e saj. Partneri i këngëtares kishte veshur një kostum serioz ngjyrë bezhë, me të cilin dukej mjaft tërheqës.

Britney-2

Britney ka zgjedhur të publikojë disa momente nga kjo dalje publike edhe në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku nuk kanë munguar komentet dhe urimet e shumta nga të gjithë ndjekësit e yllit të muzikës amerikane./revistawho.com