Britney Spears me probleme mendore?! Shqetësohen fansat

Fansat janë shqetësuar për shëndetin mendor të Britney Spears pas një video-je që ajo ka postuar në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja e famshme momentalisht gjendet me pushime në Hawaii ku nëpërmjet një video të shkurtër u ka treguar fansave për mijëra zogj që gjendeshin në pemë të cilët cicëronin duke krijuar një zhurmë të madhe.

Megjithëse deri këtu duket se nuk ka asgjë shqetësuese, ajo që vërehet menjëherë është theksi britanik me të cilën po fliste 38-vjeçarja.

Kjo e folur e çuditshme i ka bërë fansat e saj të mendojnë se Britney po kalon sërish një krizë nervore ashtu siç ndodhi në vitin 2007.

Që pas asaj kohe Britney nuk ka përdorur më një theks britanik ndërkohë që të publiku po pret çmendurinë e saj të radhës.

Edhe pse shumë fansa janë shqetësuar, ka edhe nga ata të cilët janë tallur duke thënë se ajo ka konsumuar shumë marijuanë apo se kloni i Spears po keqfunksionon.