Brenda dasmë së Dj Tiesto/ I jep fund beqarisë gjatë ceremonisë në shkretëtirë

Këtë të shtunë duket se kemi pasur dasmë por askush nuk e dinte! Dj Tiesto është martuar dhe dasma ka qenë super private.

Tiesto-2

Tiesto-3

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dj nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka zbuluar se ceremonia e dasmës është zhvilluar në një shkretëtirë në Utah dhe fotot janë të mahnitshme.

Tiesto-4

Tiesto-5

Modelja 29-vjeçare ka zgjedhur që në ditën e madhe të ketë një look të thjeshtë dhe fustani i ngushtë i nxjerr në pah linjat e saj perfekte, shkruan Lapsi.al.

Tiesto-1

Tiesto

Tiesto dhe Annika Backes u fejuan vitin e kaluar në Maldive dhe historia e tyre e dashurisë ka lindur në vitin 2015.