Brenda ceremonisë VIP të Kledi Kadiut, momenti kur dhëndri nuk mbajti dot lotët

Balerini i njohur shqiptar në Itali, Kledi Kadiu, 44 vjeç dhe e fejuara e tij po ashtu balerinë Charlotte Lazzari, 26 vjeçe, u martuan më në fund gjatë një ceremonie private, që u zhvillua buzë liqenit të Braçianos në Itali të enjten e shkuar. Romancën e bëri të ditur paraprakisht një foto me fustanin dhe kostumin për ditën e dasmës, e përjavshmja italiane “Gente”, e cila zbuloi në një reportazh ekskluziv menynë, muzikën, kujtimet dhe imazhet e një ceremonia speciale ku balerini shqiptar i famshëm i Italisë i dha fund beqarisë me balerinën 18 vite më të re. “Po”-ja e shumëpritur erdhi më në fund, duke qenë se çifti është në një lidhje dashurie prej pesë vjetësh dhe janë prindër të Leas, e lindur më 12 Janar të 20160-ës. Ai balerin, ajo balerinë dhe mësuese joge. Mes të dyve ishte një lidhje e fortë që në fillim, pa përfillur diferencën e moshës prej 18 vitesh me njëri- tjetrin. Ndërkohë që në profilin e tij në Instagram, balerini ka publikuar foto një javë pas mbajtjes së ceremonisë VIP, ku u pa prania e shumë personazheve të famshëm shqiptarë dhe italianë. Nuk munguan momentet emocionuese, ku Kledi ky dhëndër gjithë klas e elegancë u pa tek uli kokën i përlotur në këtë ditë të shënuar të jetës së tij./Story.al/