Blendi Salaj largohet nga emisioni radiofonik, në vend të tij Flori Gjini

“Klubi i mëngjesit” nga Blendi Salaj dhe Jerida Sakaj nuk do të vazhdojë me këta të dy. Burime pranë Blitz.al, mësojnë se pas 10 viteve Blendi Salaj do të largohet nga ky program, së bashku me Jeridën. Ai do t’i bashkohet kanalit televiziv më të ri, “A2 CNN”. Hapja e partnerit ekskluziv të CNN në Shqipëri duket se ka tërhequr në të disa prej gazetarëve dhe moderatorëve të njohur . Në të kemi parë emra si Ilva Tare apo Aulona Minga. Pas “Pushime on Top”, tashmë moderatori Flori Gjini do të na shoqërojë çdo mëngjes me këtë emision. Bashkë me të do të jenë dhe gazetaret Suada Daci dhe Rudi Deda./Lapsi.al