Blendi Fevziu: Vajzës së vogël ia vendosën emrin portalet

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu i ftuar në emsionin “Rudina” përveç së tjerash foli edhe për vajzat e tij, ku bëri një rrëfim tepër interesant rreth emrit të së voglës Alis.

Ai ka treguar se në fakt emrin e të bijës e kanë vendosur portalet. Edhe pse duket e çuditshme është e vërtetë!

Blendi-Fevziu-2

“Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që vajza lindi, e pyeta ‘ç’do bëjmë për emrin?’ Duke folur, një moment ajo më thotë: “Eee, thuaj ç’të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale. Epo në rregull atëhere, nuk po e ndryshojmë, i thashë. Siç duket unë e kisha diskutuar me dikë emrin Alis dhe e kishte zbuluar”, – ka rrëfyer Blendi.