Blake Lively publikon foton e rrallë të shtatzënisë me partnerin

Blake Lively zbuloi pak javë më parë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël dhe daljet e saj publike që prej asaj kohë kanë qenë përherë e më të rralla. Së fundmi ajo ka publikuar një foto nga sheshxhirimi i filmit më të fundit të bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.

Blake-Lively-3

Me barkun e rrumbullakosur që nuk mund të qëndronte jashtë vëmendjes, Blake shfaqet e përqafuar me babain e fëmijëve të saj. Çifti i aktorëve janë një nga më të pëlqyerit në ‘Hollywood’, por jeta e tyre familjare dhe romantike ka qenë e padepërtueshme nga mediat, shkruan Who.

Blake-Lively-2

Dy të dashuruarit publikojnë shumë rrallë momente së bashku dhe në daljet publike janë të rezervuar dhe seriozë.