Besmir Bitraku: Mëkati im kur vrava një person në…

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Para shfaqjes së fundit.
Mëkati më i madh që ke bërë?
Mëkati më i madh që kam bërë ishte në ëndërr, pasi vrava një njeri pa fytyrë.
Mëkati që të kanë bërë?
Mëkati që më kanë bërë? Nuk mund të gjykoj.
Kujtimi i fundit më i ëmbël?
Më i ëmbli, një puthje.
I hidhuri?
Më i hidhuri, ndarja e përkohshme nga babi.
Paratë që shpenzove së fundi, dhe pse?
Për aminoacide, rikuperim të shpejtë të muskujve. Vdiqa, s’po mbledh dot veten!
Kur e përjetove qiellin e shtatë?
Në ëndërr.
Sa kohë ka kaluar kur vuajte për shkëputjen e gjysmës tjetër?
Aq kohë sa ishte gjysma …
Cila është e keqja e të qenit çift?
Që s’mund të jesh tek.
Nëse do të ishe mashkulli i vetëm i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?
Shumë shpejt do të më kishin vrarë nëse do të ishte një planet vetëm me femra… Dhe unë s’do kisha shanse menaxhimi.
Kur ke bërë dashuri për herë të fundit?
Para dy orësh.