Barbana Dini rrëfehet tre vite pasi humbi Ergin: Fustanin e bardhë s’do e vesh kurrë!

Tre vite më parë, Ergi Dini, një prej talenteve të reja në muzikën shqiptare, humbi jetën në një aksident fatal me motor. 22-vjeçari la shumë dhimbje te fansat, afërm dhe miqtë e tij. Ndarja nga jeta e tij ishte shkatërruese veçanërisht për familjen e tij.

Motra e tij, këngëtarja e njohur Barbana Dini në atë kohë vendosi që të shkëputej nga muzika dhe nuk bëri më këngë që prej asaj dite. Madje edhe daljet publike ishin shumë të rralla. E teksa kanë kaluar tre vite, Dini ka vendosur të rikthehet në muzikë, pas rikuperimit të asaj ngjarjeje, e cila nuk fshihet kurrë.

“Libri i Dashnisë” titullohet kënga që ka rikthyer Barbanën në muzikë, por mesa duket zemra e Barbanës vazhdon të jetë e thyer, pasi në një intervistë për “Mirage”, ajo ka treguar vendimin e trishtë që ka marrë, që nuk do të veshë më kurrë fustan nusërie, shkruan Panorama Plus.“Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar!”.