Babai seksi i Dua Lipës mbërrin në Tiranë, është koha që në skenë të ngjitet vetë

Olen Çezari, violinisti dhe artisti i njohur shqiptar ka publikuar pak orë më parë një foto me babain e Dua Lipës, Dukagjinin. Dy personazhet e njohur të ekranit shfaqen tek ‘Sheshi Skënderbej’ në Tiranë, teksa shkrepin një foto. “Ne erdhëm të shohim sheshin mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”, shkruan Olen.

Dukagjin-Lipa-2

Kaq ka mjaftuar për t’i gëzuar fansat e të dy artistëve. Këtë herë duket se protagonist do të jetë Dukagjini dhe jo vajza e tij, Dua. Megjithatë lajmi për koncertin është shumë i mirëpritur, pasi do të ishte rikthimi i tij në skenë si roker. Hera e fundit që ai ka kënduar për një publik të gjerë ka qenë në ‘Sunny Hill Festival’, vitin që shkoi para shqiptarëve, kur performoi krah vajzës së tij ‘Beso në diell’, këngë kjo e kënduar në rini nga vetë Dukagjini, shkruan Who.