Aurela Gaçe zbulon një detaj që nuk e dinim për nusen e Gaz Pajës: Nuk mund të rrija… (FOTO)

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, ka qenë mjaft i kujdesshëm për të mbajtur larg mediave jetën e tij private, e madje për nusen e tij nuk thuajse asgjë.

Gaz-2

Dy ditë më parë, Paja i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me bionden bukuroshe, Ira Seferi.

Gaz-3

Të ftuar në ceremoni ishin personazhe të njohur të ekranit shqiptar, mes tyre edhe këngëtarja Aurela Gaçe. Kjo e fundit ka postuar në “Instastory” momente nga dasma, ku tregon se nuk u përmbajt pa ia marrë këngës.

Gaz-4

Në postimin e saj, këngëtarja zbuloi edhe një detaj që nuk e dinim për Irën, e cila studimet e shkollës së lartë i ka përfunduar në Durrës.

Gaz-5

“Isha e ftuar si një nga mikeshat e Gazit, e s’mund të rrija pa ia bërë qejfin nuses dibrane”, shkroi Aurela, duke treguar kështu origjinën e nuses.

Gazi dhe Ira kanë rreth dy vite e gjysmë bashkë dhe për herë të parë u fotografuan në verën e vitit 2017.