Arjola Shehu: Kurora e Miss-it qëndroi e mbyllur në bankë, për foto përdora një të zakonshme!

Arjola Shehu prezantoi e vetme finalen e “Miss Shqipëria 2019” në Kalanë e Libohohës. Pas një turi që ka nisur në Tiranë për të shkuar deri në Ulqin në veri dhe Sarandë në jug, 28 konkurrentet e këtij viti pritën me ankth kurorëzimin larg metropolit. Për adrenalinën e shoë-t me të ftuar specialë, artistë të njohur të skenës dhe një juri profesioniste, Arjola tha një intervistë për “Panorama Plus” se: “Është fat të provosh kënaqësinë e jashtëzakonshme të të qenurit e përzgjedhura e një produksioni për të prezantuar një kompeticion të përmasave të tilla . Unë jam e lumtur sepse spektaklet më pëlqejnë dhe se kam kënaqësinë e madhe të të punuarit me dy njerëz të mrekullueshëm, si Alda Bida dhe Petri Bozo. Më pëlqen sepse shijoj çdo eksperiencë që më rrit dhe më jep më shumë! Ndaj jam mirënjohëse!” Pyetjes në fotot e fundit shfaqesh me kurorën e miss-it në këmbë. Si mund ta interpretosh atë gjest?, ajo i përgjigjet: “Kurora e Miss-it është autentike, me vlera të jashtëzakonshme, e mbyllur në bankë dhe del prej andej vetëm në mbrëmjen e madhe të kurorëzimit të më të bukurës. Ajo kurorë që ju patë në “Instagram”-in tim, është një kurorë e zakonshme, se kurorën e Miss-it e mban një Miss dhe unë ende nuk jam shpallur një e tillë. Ishte një foto që na pëlqeu edhe e ndamë me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pa ndonjë domethënie të veçantë”. Për të, ku fillon të qenurit e bukur si Miss nga seksi si aktore filmash për të rritur që shohim rëndom sot në rrjetet sociale? Dhe veten ku e sheh më shumë? “Nuk mendoj se rrjetet sociale janë kthyer në një vend ku promovohet vetëm antivlera. Ka edhe vlera, për ata që duan t’i përqafojnë, sigurisht. Po ashtu sikurse besoj në fuqinë e femrës, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë gjëra tej fasadës. Në “Miss Shqipëria” vlerësohet karakteri, inteligjenca, personaliteti dhe padyshim edhe bukuria. Ku e shoh unë veten më shumë? Besoj që publiku më njeh dhe e di se moderimi dhe gazetaria është profesioni dhe pasioni im”. Po një kurorë nuseje kur mund ta shohim ta vendosësh në kokë?  “Kur ta ketë shkruar Zoti!”, shprehet ajo./Panorama Plus