Arjola Demiri merr vëmendje ndërsa pozon me fustan nusërie

Ajo është bërë nuse shumë vite më parë, por duket që është kthyer sërish në të njëjtën ditë dhe prapa gjithë kësaj qëndron një arsye.

Fjala është për aktoren nga Tropoja, Arjola Demiri, e cila së fundmi ka pozuar me fustan nusërie, për shkak të rolit të saj në filmin “I Love Tropoja” të komedianit Ermal Mamaqi.

Arjola-3

E njëjta duket shumë në formë, ndërsa ka vendosur që edhe këtë pjesë të filmit të prezantojë para fansave, edhe pse nuk është publikuar i plotë akoma.

“Prapa në kohë, I Love Tropoja, eksperienca më e mirë ndonjëherë”, ka shkruar krahas këtij imazhi aktorja Demiri, teksa mori gjithë vëmendjen me dukjen e saj glamuroze.

Marrë parasysh fotografinë, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet që ka pranuar nga fansat dhe kolegët e saj, duke u komplimentuar për pamjen.

Arjola-2

Aktorja në fjalë deri më tani ka pasur role të ndryshme edhe në teatër, ku më i spikaturi ishte roli i saj në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.

Nga ana tjetër, Arjola kulin e famës e arriti me rolin e ‘Xhbanes’ në serialin vendor “O sa mirë”, në të cilin luajti një rol më të veçantë të një vajze tropojane, duke treguar të vërtetën e jetesës në vendlindjen e saj. /Telegrafi/