Lajm!

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në kampet e Sirisë vogëlushin 11-vjeçar, historia që s’duhet humbur!

buy prednisone tablets online “Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në kampet e Sirisë vogëlushin 11-vjeçar. Një histori që rrënqeth, tërhiq për ta lexuar” është postimi në Instastory e blogerit të njohur, Olti Curri, ku bashkëngjitet një shkrim i Anabel për këtë histori.
Rasti i Alvinit 11-vjeçar tronditi opinionin publik fill sapo u transmetua në emisionin “Le Iene”. Për fat të mirë, pas pesë vitesh kërkimesh, Alvini u gjet, ndonëse jo shëndoshë e mirë. Siç mund ta keni parë, tmerret e luftës në Siri reflektohen qartë në gjendjen e tij shpirtërore dhe fizike. Sikur të mos mjaftonte kjo, njerëzit janë të shokuar nga mungesa e reagimit e autoriteteve shqiptare në Turqi.

buy Pregabalin canada online Alvin ndodhet në një kamp sirian, të mbushur kryesisht me kurdë të cilët konsiderohen terroristë si nga ekstremistët e ISIS ashtu edhe nga Turqia. (Kurdisani u përpoq t’i kundërvihej Shtetit Islamik, por pasi Donald Trump u shpreh se midis Amerikës dhe kurdëve nuk ka asnjë aleancë, këta të fundit u shpallën terroristë nga Turqia dhe kanë filluar të bombardohen prej pak kohësh).

Gazetari i “Le Iene”, Luigi Pelazza, kontaktoi me ambasadorin shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, i cili fillimisht u shpreh i gatshëm për të ndihmuar Alvinin e vogël. Shtojmë se 11-vjeçari, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Itali, ka shtetësi shqiptare, çka do të thotë se shteti italian nuk ndërhyn dot për ta ndihmuar. Nga kampi ku jeton në kushte të vështira, Alvini mund të nxirret vetëm nga delegatë shqiptarë.

Në vijim, kur Pelazza përpiqet të kontaktojë sërish me Gazhelin, ky i fundit mbyll telefonin.

6545F999-1157-43BB-814F-F37E0B79AD1C
Fill pas kësaj, njerëzit shpërthyen në Facebook-un e ambasadorit. “Turp të kesh që lë një fëmijë të braktisur në mëshirë të fatit,” shkruan dikush. “A folët ndonjë gjë për atë rastin e Alvinit?”, shkruan një tjetër. “Pse eleminon postimet duke fshirë komentet? Apo puna jote si ambasador është të fshish komentet e jo të përballesh me një problem që është në kompetencat e tua?” shton një tjetër.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim nga Gazheli, përveç mbylljes së telefonit.

Të tjerë ndjekës vënë në dukje mungesën e autoriteteve vendase për të shpëtuar fëmijët shqiptarë të mbetur nëpër kampet siriane, që nuk janë asgjë më shumë se viktima të zgjedhjeve të prindërve.

Në dhjetor të 2014-s, Alvin, asokohe vetëm 6 vjeç, u rrëmbye nga nëna e tij Valbona Berisha dhe të dy u larguan nga Italia. Pas hetimeve, u zbulua se Valbona Berisha, ra në kontakt përmes internetit me disa predikues të ekstremizmit islamik. Ajo la pas dy vajzat dhe u largua fillimisht drejt Stambollit e më pas drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS. Përpara se të ndërronte jetë, thuhet se Valbona ndryshoi emrin në Yussuf dhe jetonte 40 km në veri të Aleppo-s në Siri.

Momentalisht, ka edhe një peticion online, “Të kthejmë Alvinin në shtëpi”, drejtuar Ambasadës Shqiptare./SHKRUAR NGA ANABEL
18 TETOR 2019