Alketa Vejsiu: Do sjell në Piter Pan këngëtaren e madhe italiane

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, Alketa Vejsiu zbuloi se do të sjellë në “Piter Pan”, këngëtaren e madhe italiane Ambra Angiolini.

Kjo e fundit i komentoi Alketës në profilin e saj në Instagram dhe moderatorja i kishte shkruar.

“Unë Ambra Angiolinit ia di të gjitha këngët. Aq shumë e kam pëlqyer Ambrën kur isha e vogël! Shkoja te gjyshja në Korçë dhe ora kur shfaqej ‘Non e la rai’ ishte momenti i festës sime. Më kishte shkruar një koment shumë të bukur. Nuk mund ta mohoj që jam ndjerë shumë e privilegjuar që një idhull i fëmijërisë sime më shkroi. Ambra do vijë në Piter Pan. Unë i shkrova menjëherë pasi komentoi dhe ajo më tha ca gjëra shumë të bukura”, tregoi Alketa. /Gazeta Liberale