Alessio Alia: Këshilla që do i jap vajzës, nëse do të njohësh një djalë në moshën që unë kam sot mos iu ndaj

Modeli tropojan me famë në Australi, Alessio Alia këtë vit ka përjetuar ngjarjen më të mrekullueshme të jetës, atë të babait për herë të parë i një vajzë, që e pagëzoi Jolie Rose Alia. Për familjen që ka krijuar me partneren prej tre vitesh, Katherine, jetën e re si prind dhe të gjitha sekretet e një djali në qendër të vëmendjes, Alessio i rrëfen në këtë intervistë për revistën “Story”.

Jeton në kontintentin e largët Australi, por na çudit që i shkurton kaq shpesh distancat. Arsyeja e vizitës tënde të fundit këtë verë në Tiranë?
Biznesi dhe familja, e për më tepër kaluan 6-7 muaj që s’jam rikthyer dhe thashë të vij. Por shumë shpejt do të rikthehem përsëri me vajzën dhe të fejuarën.
Domethënë Katherine është e fejuara jote, ende nuk është bërë gruaja?
Po, madje i propozova për fejesë në ditën internacionale të nënës tre muaj më parë, dhe ia bëra surprizë. I propozova për fejesë si fillim, martesë ndoshta vitin tjetër.
Kjo do të thotë që u bëre baba me të dashurën. Ishte e planifikuar apo kështu ndodhi?
Ishte e planifikuar, pasi gjithmonë kam pasur dëshirë të kem dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Lindi vajza e para dhe djalin e pres të dytin. Edhe po s’erdhi rëndësi ka shëndeti, se të tjerat s’kanë rëndësi.
Je tradicional, pra do të krijosh familjen klasike të tipit: një martesë dhe fëmijë me të njëjtën grua?
Martesa është kryesorja, pastaj gjërat private mbeten private. Por që do të kem një grua, do kem një grua në shtëpi kjo është e sigurt. (qesh)
Shumë vajza pyesin se pse Alessio zgjodhi pikërisht partneren që ka. Çfarë kishte ajo ndryshe nga të tjerat, pra si u krijuan kushtet që t’i të nisje një lidhje serioze?
Vajzat që unë frekuentoja në Shqipëri, paper writing nuk ishin tipi im dhe as unë tipi i tyre, sepse gjithmonë duhet marrë parasysh se janë dy persona në një lidhje. E ato që po flasin kështu nuk i kam gjetur dot, se ndoshta kanë qenë të fshehura në zyra apo diskoteka. Vajzat e mira që ka Shqipëria në kohën që i kërkoja nuk i gjeta. Kështu që gjeta diçka tek Katherine, dhe më lindi ideja të krijoja familjen me këtë vajzë, edhe pse propozimi nuk më erdhi në gjuhën shqipe pasi ajo është e huaj.
Jeni të dashuruar në kuptimin e plotë të fjalës?
Unë nuk besoj tek dashuria me shikim të parë, nuk besoj aspak. Për mua dashuria vjen duke ngrënë. (qesh) Sa më shumë ta njohësh personin, sa më shumë të frekuentohesh me të fillon dhe e njeh, pastaj lind dashuria që mbetet përgjithmonë. Për mua dashuria është si puna e fesë, por Zoti është i njëjti.
Çfarë do i mësosh vajzës kur të rritet edhe pak dhe t’ia dalë në jetë dhe të mos lëndohet nga djemtë?
Rëndësi ka që unë t’i tregoj asaj se kush janë babai e nëna, kush janë rrënjët e saj. T’i jap një kulturë se unë vërtet jam rritur në rrugë, por mund të kisha gabuar, sepse kam një karakter që nuk abuzoj. Asaj do ia shpreh me sa të mundem, me aq sa kam kaluar në jetë e mendoj që do më kuptojë. Ndërsa për djemtë do i them kujdes! Ekzaktësisht do e këshilloj kështu: “Po gjete një djalë si puna ime në moshë të re mos rri me të, nëse do të gjesh një djalë në moshën që unë isha kur të linda ty rri me të”.
E mban mend pyetjen e parë që i bëre së fejuarës në lidhje me djemtë. E kishe problem nëse ajo kishte eksperienca të mëparshme, ose nëse ajo gjatë kohës që dilte me ty shoqërohej me dikë tjetër?
Sikur una ta pyesja për të shkuarën e saj, dhe ajo ta dinte të kaluarën time unë do të kisha qenë i ngelur në klasë. (qesh) Sepse e kaluara ime më nxjerr aq të fajshëm, sa nuk ka avokat të më mbrojë. Pse do të thoni ju? Sepse jeta ime ka qenë rrugëve, gjithmonë sa në një vend në tjetrin. Në çdo vend në planet ku kam shkelur, në duart e mia kanë që qenë femrat. Kështu që nuk e kam pyetur aspak Katherine se si ka qenë e kaluara e saj, pasi nuk më intereson aspak. Më intereson dashuria që ajo ka për mua sot, familjen time e vajzën tonë. Ndaj unë ia kthej me respekt respektin që ka ajo për mua.
Duket sikur lidhja juaj është gjithmonë shumë e qetë. Ka ndodhur që i keni mbajtur mëri njëri-tjetrit?
Me Kate mund të kem bërë gjithsej dy herë fjalë në paper writing tre vite bashkë, dhe kjo ka qenë në fillim. Ajo është vajzë shumë e qetë. Mund ta quaj veten me fat se të bie bingo ndonjëherë në jetë pas shumë viteve. Unë në fillim mendoja, se pas kaq shumë eksperiencave që kisha pasur, mbase kisha bërë ndonjë mëkat, që Zoti s’po më sillte pranë diçka të mirë. Por në fund Zoti i ktheu sytë nga unë. Do e konsideroja veten të vonuar, por jo të harruar në këtë aspekt. Më solli një partnere që nuk më shkatërron nervat, sepse në jetë kemi nevojë me qetësi. Pyetjet e tipit kush ishte, çfarë bëre, e me kë je, nuk ia vlejnë në jetë. Këto nuk ekzistojnë në lidhjen tonë. Ndihem shumë me fat që një vajzë si ajo ka rënë nga ana ime, pra nga ana e Tropojës. (qesh)

Tradhtia ekziston në mendjen tënde?
Çdo mashkull në planet (vetëm kush gënjen) gati 98 për qind e tyre tradhtojnë. Mund të jetë një 2-3 për qind që nuk tradhton. Femrat pak më pak.
Nëse do të flisnim për lëndim, çfarë do të lëndonte më shumë?
Më lëndojnë shumë gjëra, por kryesorja është gënjeshtra. Gënjeshtra është ajo që shkatërron një lidhje.
Ke abuzuar në jetë me alkoolin apo drogën?
Abuzuar jo, provuar po. Nuk kam karakter të tillë që të abuzoj me gjërat. Kam pirë alkool, drogë, sepse është stili i jetës i tillë mes këngëtarëve, avokatëve, mjekëve. Do e cilësoja konsumim për qejf, pasi ata që abuzojnë quhen shtresë e ulët, e nuk kanë të bëjnë me ata që e bëjnë për qejf.
Tatuazhet që ke në trup tregojnë për jetën tënde?
Po, pasi kam vizatuar shumë momente të jetës si tatu në trup. Që nga mami, portretin e saj në moshën 27 vjeçare, tre A-të, Alessio, Albania, Australia, Maria me dy fëmijët, një Fenix që tregon forcën që pas shkatërrimit total të rilindësh përsëri, dhe teksti shqip: “Nëse ëndërron, mund ta arrish”.