Alessio Alia gati dhomën për fëmijën e dytë, një djalë me Katherine 1 vit pas vajzës

Tropojani i njohur në Europë dhe Australi, Alessio Alia dhe partnerja e tij Katherine Carnie kanë bërë gati dhomën e djalit, që pritet të vijë në jetë për katër muaj. Modeli dhe menaxheri i këngëtarëve të famshëm VIP pret fëmijën e dytë me australianen shumë simpatike vetëm një vit pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Jolie Rose. ”Dhoma e bebit është gati, na ndajnë vetëm katër muaj. Kush më njeh nuk do të surprizohet nga kjo zgjedhje”, shkruan partnerja e Alessios, e cila ka zbuluar se tashmë është muajin e pestë të shtatzënisë.