My STORY

Albert Dumani: 7 orë xhirime “live” me Kivanç Tatlitug, takimi në 3 të natës dhe premtimi që më bëri

kamagra oral jelly canada lamisil cream uk I pashëm dhe misterioz ashtu si duhet të jetë mashkulli i vërtetë, Kıvanç Tatlitug është aktori më i paguar turk me shumë çmime e fansa që prej vitesh ka rrëmbyer edhe zemrat e shqiptarëve. E kemi njohur në një spektër të gjerë karakteresh nga filmi në film, por përzgjedhësi i serialeve turke Albert Dumani ka patur fatin të njohë Kivançin e vërtetë në Stamboll, në paskuintat e serialit më të ri që po xhiron. Për 7 orët e xhirimeve që e ndoqi Live, çajin dhe selfien në tre pas mesnate, bisedat që shkëmbyen dhe premtimin që mori me vete se aktori më i paguar i momentit do të vizitojë Shqipërinë, Berti i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

hoodia uk Albert-Dumani-12

desonide lotion price philippines finax shoes price in india Një selfie me Kivanc Tatlitug tërhoqi vëmendjen në Instragramin tënd. Ç’fshihet pas atij takimi?
Gjatë një vizite pune ne Stamboll teksa do të takohesha me agjensinë distributore turke MADD, agjensia ekskluzive e prodhimeve të kompanisë së famshme kinematografike Ay Yapim, Denize, menaxherja e shitjeve më të cilën kam disa vite që bashkëpunoj, më pyeti nëse do të kisha dëshirë të vizitonim sheshxhirimet e serialit më të ri “Carpisma” me Kivanc Tatlitug. Unë ndërkohë kisha 2-3 muaj që isha në bisedë për ta blerë këtë serial që para se ai të fillonte prodhimin në tetor 2018, teksa isha në Kanë dhe takova producentin e tij. “A kam dëshirë?- i thashë. Patjetër që po. Kjo është një ëndërr për mua!”. “Ok”, tha ajo. “Do të bëj një kërkesë meqë ti ke blerë të gjithë serialet me Kivanc Tatlitug, dhe ke ardhur enkas nga Shqipëria për të takuar Kivancin e famshëm”.

mentat dischem price lady era malaysia price Dhe sa prite për takimin me Kivanç?
Të nesërmen e qëndrimit në Stamboll, mora një telefonatë nga Denize ku më tha që në orën 19.00, do të vijë një makinë të më marrë nga hoteli. Unë atë ditë gjithë ditën isha gjithë emocion dhe mezi po prisja darkën. Erdhi makina së bashku me Denizën dhe u nisëm drejt vendit të sheshxhirimit. Gjatë rrugës Denize, menaxherja e shitjeve në MADD, tha që mirë që je ti, sepse edhe unë nuk e kam patur rastin ta takoj LIVE Kivanc Tatlitug!”. Aty e kuptova se sa me fat isha unë! Ajo kishte vetëm koordinata në celular dhe nuk kishte një adresë konkrete. Kur arritëm tek vendi i koordinatave pamë një shesh të rrethuar dhe një godinë që nga jashtë dukej si e braktisur. Pra gjithçka mbahej shumë sekrete për të gjithë. Vendi ishte në zonën aziatike të Stambollit dhe më vonë mora vesh që godina e madhe kishte qenë më parë një ish-fabrikë celularësh dhe tani ishte modifikuar në një komisariat policie, ku brenda tij po xhirohej seriali i bujshëm “Carpisma”. Jashtë erdhi dikush nga stafi dhe na shoqëroi brenda. Emocionet sa vinin dhe rriteshin. Pas disa korridoreve dhe shkallëve arritëm tek një vend me shumë njerëz; asistentë, kameramanë, teknikë, grimiere dhe mes tyre i ulur në tavolinën ku ishte vendosur regjia lëvizëse, ishte Kivanc Tatlitug. U ngrit, më dha dorën: “Si je? Kënaqësi!”. Fliste anglisht shumë mirë.

price of casodex 50 mg Albert-Dumani-13

thorazine cost licab xl 400 price Ishte ai personalisht në dijeni të vizitës suaj, apo vetëm stafi i tij?
Ata i kishin thënë që do të vijë nga Shqipëria, Albert Dumani, Drejtori i Programacionit i “TVKLAN”, televizionit më të suksesshëm në Shqipëri. I thashë që, “unë kam zgjedhur dhe transmetuar të gjithë serialet e tua në Shqipëri. Je shumë i famshëm dhe i adhuruar nga shqiptarët. Ashtu?, tha, “M’u bëj të fala të gjithë shqiptarëve! Jam shumë i lumtur”. Na ftoi të uleshim diku aty afër, sepse ai do të ishte në xhirime dhe se me vonë mund të bisedonim më gjatë dhe të bënim një foto. Foton mund ta bënim pasi të përfundonte xhirimet e asaj dite, sepse kishte një shenjë në fytyrë si pasojë e aksidentit në serial, dhe fotot nuk mund të ishin me “të çarën” që e ka gjatë serialit.

Albert-Dumani-14

lantus solostar price Pra ndoqe nga afër xhirimet. Sa orë qëndrove në prapaskenë dhe çfarë të bëri përshtypje nga mënyra si xhirohej një serial turk?
Kështu kam shijuar shumë plot 7 orë xhirime LIVE, të gjitha prapaskenat. Regjisor, ishte regjisori i Ezelit, Uluc Bayraktar, një tjetër kënaqësi profesionale për mua. Një burrë relativisht i ri në moshë, pasi e dija veteran të moshuar, meqë ai qëndron pas titujve të famshëm si; “Menekshe dhe Halili”, “I Infiltruari”, “Fundi”, “Karadayi”, etj. Aty erdhën edhe aktorët e tjerë të kastit. Në xhirime ishin të gjithë mjeshtra. Xhironin me dy kamera dhe një skenë xhirohej me 3-4 dubla, kjo vetëm për arsye ndryshim planesh, sepse Kivanci dhe aktorët e tjerë nuk bënin lapsuse në xhirim. Vetëm Kivanci, pasi mbaronte dublin vinte tek regjia dhe shikonte veten. Kishte optimizëm dhe entuziasëm në atë që bënte. Për mua si profesionist dhe “i sëmurë” pas botës e televizionit, të isha aty në ato prapaskena ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Xhirimet e asaj dite përfunduan në orën 03:00 të natës, por unë nuk e ndjeva që kishin kaluar 7 orë që ne ishim aty. Më pas bëmë selfien e shumëpritur dhe pimë nga një gotë çaj.

elavil where to buy Si t’u duk nga afër tek komunikonit, i thjeshtë apo mendjemadh si në rolet e tij?
Shumë i thjeshtë. Të gjithë aktorët turq që kam takuar kanë qenë shumë modestë. Kivanci madje kur përfundoi xhirimet në orën 03:00 të mëngjesit, kur erdhi që u ritakuam, më tha: “Më fal që ju lashë të prisnit, por puna i ka këto!”. Ai ishte shumë i dashur dhe gjatë momenteve të pauzave në xhirim duke ardhur afër nesh për ndonjë batutë, “Hë si të duket?” apo duke folur dhe shkëmbyer batuta edhe me kolegët, apo të gjithë teknikët aty.

Albert-Dumani-15

vasotec need prescription Është e vërtetë që ai planifikon një udhëtim në Shqipëri, arrite ta bindësh për këtë vizitë?
Unë kam vite që kam folur me agjencinë e menaxhimit të tij për një vizitë të mundshme të tij në Shqipëri, që në kohën kur arrita të bind Songul Oden (Gymyshin) të vinte në Shqipëri. Dëshira dhe kërkesa qëndron. Thjesht duhet parë axhenda e tij, kur mund të jetë i lirë për të udhëtuar jashtë vendit dhe natyrisht ka dhe ai pagesën e tij, e cila nuk është e lirë, sepse është një nga aktorët më të famshem dhe më të paguar në Turqi. Ai tha që, “kam qejf që së shpejti t’ju vizitoj në Shqipëri”.

ketasma tablet price Serialet me protagonistë Kivanc Tatlitug i ke përzgjedhur ti. Mendon se kanë qenë ata më të ndjekurit në Shqipëri pikërisht për shkak të karizmës së tij?
Patjetër që po. Ai është shkaku që serialet e tij janë shumë të suksesshëm, por nuk është vetëm ai. Kompania më e mirë në Turqi zgjedh atë si aktor protagonist. Bashkë me të bashkohen aktorë të tjerë shumë të talentuar, skenaristët më të mirë, regjisori legjendar, kompozitori më i mirë, e kështu me rradhë. Interpretimi i tij pastaj është “një magji”. Ai çdo rol e ka qarë. Jep maksimunim në çdo rol. Arrin të futet nën lëkurë te çdo personazhi që zgjedh për të interpretuar. Mimika, toni i zërit, paraqitja e jashtme, interpretimi, karizma, e bëjnë atë unik dhe më të preferuarin jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend ku serialet e tij shfaqen. E kemi parë si të dashuruarin naiv tek “Gymysh”, të keqin dhe harrakatin tek ‘Kuzey guney”, bukuroshin e ëmbël tek “Menekshe dhe Halili”, Don Zhuanin tek “Dashuri e ndaluar”, rol brilant tek “Ezel” ku shtoi 12 kg dhe u përball me rivalin e tij në ekran, Kenan Imirzaloglu, ku prezenca e tij rriti shikueshmërinë e “Ezel” me 30 për qind, shumë i bukur tek “Xhesuri” dhe së fundi ai do të jetë në rolin e një polici tek “Carpisma”.

Albert-Dumani-16

alphagan drops uk Sa mund të paguhet Kivanç, dhe trajtohet si një Don Zhuan në mediat turke apo lidhja serioze e ka ndryshuar?
Ai ishte aktori mashkull më i paguar në Turqi me 25-30 mijë Euro për episod, derisa një vit më parë aktori i “Ertugrulit”, Engin Altan Duzyatan, kërkoi një pagese prej 50-55 mijë eurosh për episod. Kjo shifër nuk është konfirmuar nga producentët. Sërish nga burime jo zyrtare, Kivanci paguhet 40-45 mijë Euro për episod duke iu afruar kolegut te Ertugrul. Të tilla shifra qarkullojnë në median turke, por jo zyrtare sepse në të kundërt fillon konkurrenca mes aktoreve dhe producentët vihen në vështirësi. Për ta mbyllur, zyrtarisht Kivanci është aktori më i paguar në Turqi. Në lidhje me mashkullin më seksi në Turqi, ai ishte i tillë deri para martesës me stilisten Basak Dizer në 2016. Ata u njohën në xhirimet e serialit “Dashuri e ndaluar” dhe pas martesës shumë fanse u hidhëruan, por aktualisht ata janë një nga çiftet më të kërkuar nga media turke për t’u fotografuar, sepse bashkëshortja e tij ka zgjedhur të bëjë një jetë jo shumë publike.

Albert-Dumani-17

septilin tablet price Mund të përmendësh aktorët e tjerë turq që ke takuar deri tani, dhe cilët do të veçoje për thjeshtësinë, zgjuarsinë apo pamjen?
Kam takuar disa dhe të gjithë ishin shumë të thjeshtë, modestë, shumë të bukura, madje më të mira se në ekran, kjo për aktorët femra. Aktoret femra janë yje. Veçoj takimin në Kanë me Kosemin e famshëm apo Gylserenin, Nurgül Yesilçay. Një aktore dhe grua e jashtëzakonshme. Me linja perfekte, shumë e bukur, me ate të qeshurën me zë që të bën për vete. Pas premierës së serialit të saj më të fundit “Gylperi”, kemi kërcyer, kënduar dhe jemi kënaqur me muzikë “live” në një party VIP, ku ajo hoqi dhe takat dhe kërcente dhe argëtohej së bashkë me të gjithë ne. Kam takuar protagonistët e serialit “Kryeqyteti Abdulhamid”, sulltanin Bulent Inal, shumë i qeshur edhe pse në rol është shumë i egër, sulltanesha Bidar- Ozlem Conker, o Zot sa e bukur ishte! Sulltaneshë Seniha– Selen Ozturk, artiste e lindur, Omeri – Akin Akinoz, aktori i ri me të cilin “ranë në dashuri” të gjitha zonjushat dhe zonjat e ftuara. Unë e takova atë para 2 vitesh, sot ai po luan në serialin më të ndjekur në Turqi “Hercai”, Ahsen–Ezgi Eyboglu, aktorja me nishan shumë e ëmbël. Kam takuar edhe protagonistët e serialit “Trego ti Deti i zi”, një serial nr.1 në Turqi për 2 vjet dhe fotoja me ta bëri xhiron në median botërore, madje disa në Instagram më morën edhe si pjesë e stafit. Kam takuar Elifin tek “Një pjesë e imja” që e kisha shumë qejf në kohën kur u shfaq seriali.

zyrtec uk buy Serialeve të momentit që ua ke vënë syrin këto kohë për t’i blerë dhe transmetuar në Shqipëri?
“Carpisma” me Kivanc Tatlitug, “Kizim” me aktoren talent yllin fëmijë Beren Gokyildiz, e cila shkëlqeu dhe bëri për vete miliona fansa me rolin e saj tek seriali “Nënë”. Një surprizë tjetër për publikun femëror do të jetë ylli i “Dashuri bardh e zi” Ibrahim Celikkol, i cili vjen së shpejti me serialin e tij më të ri “Muhtesem Ikili” (Dyshja fantastike), së bashku me aktoren që unë e kam shumë qejf Öykü Karayel (Xhemreja tek Kuzey Guney). Kam dhe disa tituj të tjerë në duar dhe sezoni i ri do të jetë me shumë surpriza dhe si gjithmonë ju premtoj që do të sjell në Shqipëri prodhimet më të suksesshëm!

Albert-Dumani-18

apcalis sx uk Edhe Nik Xhelilaj është komentuar si shqiptari që ka arritur të depërtojë në kinemane turke. Me vizitat e tua atje ç’mund të thuash për famen dhe arritjet e tij?
Nik Xhelilaj është një krenari për Shqipërinë pasi ka arritur të depërtojë në kinemanë turke, dhe nuk është aspak e lehtë sepse të gjithë e shohim se sa të talentuar janë kolegët e tij turq. Unë e kam ndjekur me shumë interes dhe tifozeri ecurinë e Nikut në Turqi, dhe fatkeqësisht disa nga serialet ku ai ka marrë pjesë nuk kanë qenë shumë të gjatë, kjo jo për faj të Nikut, por prej shikueshmërisë në përgjithësi. Ecuria e Xhelilaj në serialet turke është në ngjitje, sepse roli tij në “Kryeqyteti Abdulhamid” është shumë i mirë dhe këtë ma pohoi edhe vetë producenti i serialit. E vetmja gjë që e ka penalizuar atë në fillimet e tij ka qenë gjuha turke, por tani ai e ka përvetësuar shumë mirë gjuhën dhe unë jam i sigurtë që Niku do të shfaqet sërish në seriale turke edhe si aktor protagonist. Me shumë dëshirë dhe qejf sapo kam zgjedhur serialin “Qyteti i humbur” me protagonist Nik Xhelilaj, një nga rolet më të plotë dhe më të rëndësishëm të tij në kinemanë turke për t’u shfaqur në “TVKLAN” për publikun shqiptar.

vermox to buy Kaq shumë sa takohesh me aktoret turke, sa e mundur është që historia jote e dashurisë të jetë me ndonjë prej tyre dhe me cilën. Apo kjo që po themi mund të ketë ndodhur tashmë dhe ne s’dimë gjë?
E bukur kjo, në fakt ato janë shumë të bukura dhe të mira dhe pse jo… (Qesh)

dapsone gel 5 price Nëse do të hiqje një paralele mes aktoreve shqiptare dhe atyre turq, ku ngjasojnë dhe ku dallojnë?
Unë si shqiptar që jam bëj tifo për aktorët shqiptarë dhe i vlerësoj shumë ata, por edhe ata turq janë shumë të talentuar dhe shumë të vërtet në interpretim. Më vjen keq që ne nuk prodhojmë dot seriale aq të suksessshëm sa ato turke, por më bën çudi se si aktorët turq që shumica prej tyre nuk kane mbaruar as shkollë aktrimi, në ekran janë aktorë të vërtetë dhe të përcjellin shumë emocion./PANORAMA PLUS