Albërie Hadërgjonaj përsëri për bashkëshortin: E gjykova gabim, ai investoi shumë në mua

Së fundmi ajo në çdo intervistë që ka dhënë, ka folur për martesën e saj e cila vjet më parë ka përfunduar me divorc. Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, si rrallë kush nga fytyrat publike, ka folur gjithnjë haptazi për jetën e saj private dhe ka rrëfyer gjithçka që është pyetur nga nikoqirët e emisioneve. Edhe javën që lamë pas, si e ftuar në emisionin Oxygen me Besim Dinën, ajo e ka prekur jetën e saj private duke thënë se ishte martuar kur ende ishte fëmijë, dhe aso kohe s’e kishte menduar mirë martesën ndërsa tani thotë se gjykimi që ia kishte bërë bashkëshortit të saj, ishte gabim, shkruan Prive. “Ai ishte i ri e kishte para. E gjykova gabim bashkëshortin tim. Me thënë të drejtën ai ka investuar shumë në mua”, ka thënë Hadërgjonaj e cila u bë e famshme e merrte pjesë nëpër koncerte derisa ishte e martuar.