Alban Skënderaj flet për dasmën me tre vetë: S’na pëlqen pompoziteti!

Këngëtari, i cili në një shtrirje kohore prej dy muajsh,bëri një tjetër kenge për dashurinë e tij dhe të Miriamit, u martua dhe mbajti një koncert në Prishtinë dhe zbuloi se do të bëhej baba per here te dyte, ka versionin e tij të përgjigjes për pyetjen: “Pse nuk organizuat një dasmë tradicionale?”.

Në një intervistë për “Prive”, Skënderaj ceremoninë e martesës e shpjegoi si “1 rrugë e 10 punë.” Sipas tij, së bashku me Miriamin bënë pushime, u martuan, bënë dhe videoklipin dhe e gjitha ishte një eksperiencë fantastike, shkruan Lapsi.al. “Ne nuk kemi qenë ndonjëherë për këto dasmat me madhështi e pompozitet. Ne jemi natyra të tilla. E bëmë në një vend magjik dhe kishim dhe vajzën tonë afër”, u shpreh këngëtari.